Lideri historik i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje sot nga Shkodra, Xhemal Bushatit, kandidatit të emëruar nga Lulzim Basha, që të mos pranojë të përfaqësojnë një peng dhe të bashkohet me kandidatin e opozitës së vërtetë, Bardh Spahinë.
“Ka një kandidat tjetër përveç zonjës Angoni që përfaqëson zotin Rama. Kandidati tjetër është një aktivist i PD-së dhe ne nuk I mohojmë asnjë meritë dhe kontribut. Por unë shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje atij dhe të gjithë mbështetësve të tij të bashkohen me kandidatin e opozitës së vërtetë, se Lulzim Bashën nuk e braktisi Shkodra pa arsye. Jo! Nuk e braktisi Shqipëria pa arsye! Nuk e braktisën demokratët pa arsye!
Ju i shikoni “pollet” se ku ka rënë. Por nëse bën “polle” me anëtarë të PD-së, ai del… del kurrkund! S’del asgjëkundi, se ato “polle” janë me votuesit, ato që shihni ju. Por po të bëhen me anëtarësinë, s’del gjëkundi.
Atëhere thirrja ime ëhstë për zotin Bushati, për stafin e tij elektoral, të mos pranojnë të përfaqësojnë një njeri që përfaqëson një peng. Një njeri që s’ka asnjë lloj besimi, asnjë kredencial. Se nuk është as në interesin e tyre, as në meritën e tyre.
E ftoj zotin Bushati, ftoj të gjithë demokratët e Shkodrës të ulen të diskutojnë me Bardh Spahinë, të votojnë kandidatin që doli me votën e demokratëve. Bardh Spahia doli me votën e demokratëve të Shkodrës”, u shpreh Berisha.