Lufta i kushton Rusisë 20 miliard $ në ditë, Putin i tërbuar nga rezistenca e Ukrainës

Informacion nga një oficer ukrainas për një takim në strofkën e Putinit në Urale. Aty u mblodhën oligarkët që askush të mos ikte. Putin është i tërbuar, mendoi se e gjithë lufta do të ishte e lehtë dhe gjithçka do të bëhej brenda 1-4 ditësh.

Rusët nuk kishin një plan taktik. Lufta kushton rreth 20 miliardë dollarë në ditë. Ka raketa maksimumi 3-4 ditë, i përdorin me masë. Atyre u mungojnë armët, uzinat Tula dhe 2 Rotenberg nuk mund të përmbushin fizikisht porositë për armë.

Pushkët dhe municionet janë më së shumti që mund të bëjnë.

Armët e radhës ruse mund të prodhohen në 3-4 muaj – nëse edhe aq. Nuk kanë lëndë të parë. Ajo që më parë furnizohej kryesisht nga Sllovenia, Finlanda dhe Gjermania tani është ndërprerë.

Nëse Ukraina arrin t’i mbajë rusët për 10 ditë, atëherë rusët do të duhet të hyjnë në negociata. Sepse nuk kanë para, armë apo burime. Megjithatë, ata janë indiferentë ndaj sanksioneve.

Operacionet Speciale Alpha kanë qenë pranë Kievit që nga 18 shkurti. Qëllimi ishte të merrej Kievi dhe të instalohej një regjim kukull. Ata po përgatisin provokime kundër civilëve të pafajshëm – grave dhe fëmijëve – për të mbjellë panik.

I gjithë plani i Rusisë mbështetet në panik – që civilët dhe forcat e armatosura të dorëzohen dhe Zelensky të largohet. Ata presin që Kharkiv të dorëzohet i pari në mënyrë që qytetet e tjera të ndjekin shembullin për të shmangur gjakderdhjen.

Rusët janë të tronditur nga rezistenca e ashpër që kanë hasur.

Ukrainasit duhet të shmangin panikun! Sulmet me raketa janë për frikësim, rusët i gjuajnë rastësisht për të goditur “aksidentalisht” ndërtesat e banimit për ta bërë sulmin të duket më i madh se sa është në të vërtetë.

Ukraina duhet të qëndrojë e fortë dhe ne duhet të ofrojmë ndihmë.

*Riho Terras, deputet i parlamentit europian, ish-shef i ushtrisë së Estonisë, anëtar i grupit të Partive Popullore Europiane

About Redaksia

Check Also

Kryeministri ofron dorëheqjen në Pallatin Elysée, Macron i kërkon të qëndrojë

Kryeministri francez, Gabriel Attal ka shkuar në Pallatin Elysée për të ofruar dorëheqjen te presidenti …

Leave a Reply