Luftime të ashpra në Kiev, çfarë ka ndodhur në ditën e tretë të luftës

Media të ndryshme raportojnë për luftime të ashpra në Kiev. Forcat ukrainase po bëjnë përpjekje të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila synon të marrë kontrollin e Kievit.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se në një pjesë të qytetit ka “betejë të ashpër”, ndërsa “luftimet aktive” po zhvillohen në disa rrugë.

Më shumë se 50 shpërthime dhe të shtëna me artileri të rëndë janë dëgjuar në kryeqytet, raportoi gazeta Kyiv Independent.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha se ushtria e ka nën “kontroll” situatën në Kiev.

“Ne po e ndalojmë hordhinë, duke i përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”, tha ai, raporton ueb-faqja ukrainase e lajmeve Lb.ua.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, paralajmëroi më herët se Rusia do të përpiqet “të sulmojë” Kievin të premten mbrëma.

“Këtë natë, armiku do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë”, tha ai.

“Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani… Qëllimi ynë kryesor është ta përfundojmë këtë gjakderdhje”, tha Zelenskyi. /REL

About Redaksia

Check Also

Lamtumirë e fundit për liderin e opozitës ruse

Është përcjellë për në banesën e fundit lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, në Maryino …

Leave a Reply