Presidenti i Ukrainës jep lajmin e shumëpritur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Mësohet se gjatë bisedës, presidenti Erdogan ka shprehur ngushëllimet e tij, Zelenskyt për qytetarët e Ukrainës që humbën jetën në sulmin rus dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Erdogan  ka premtuar gjithashtu mbështetje të konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën si dhe ndalimin e kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

‘Falenderoj mikun tim Presidentin e Turqisë dhe popullin turk për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Populli i Ukrainës nuk do ta harrojnë kurrë këtë’ shkruan në postim Zelensky.

About Redaksia

Check Also

Putin pranon propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ai është dakord në parim me propozimin …

Leave a Reply