Berisha: Ajo që sot është ministre e Jashtme thoshte “NATO është si nata”, Rama bënte protesta me foton e Enverit

Ish-Kryeministri Berisha në një takim me drejtues lokalë, simpatizantë dhe banorë të Velipojës, gjatë fjalës së tij është ndalur edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje historike, ndërsa ka kujtuar se ditën që po kthehej nga Bukureshti si vend i anëtarësuar, Rama në Tiranë bënte protesta kundër.

“Anëtarësimi në NATO është një arritje historike në fushën e sigurisë. Këto ditë që një diktator gjakatar, ndezi flakët e luftës në qendër të Europës, bëhet më evidente.

Ju kujtohet ju, që ditën që po ktheheshim nga Bukureshti si anëtar i NATO-s, ai organizonte protesta me fytyrën e Enver Hoxhës.

Ajo që sot është ministre e Jashtme, thoshte se ‘NATO është si nata’. Ju keni qenë përherë mbështetje për projektet e Partisë Demokratike.

Edhe mbështetja juaj për Bardh Spahinë do të thotë që ai ju ka ju të parët”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply