Berisha në Dajç: Ne jemi opozita e vertetë! 6 marsi proces zgjedhor me mesazh kombëtar

Lideri Historik i PD, Sali Berisha ishte në Shkodër në fushatë në krah kandidadit të kandidatin të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia. Gjatë takimit me kandidatin e ‘Shtepisë së Lirisë’ me banorët banorët dhe strukturat e PD në Dajç ai foli për situatën e shpeshtë të përmbytjeve në këtë zonë për shkak të shkakrimev nga digat e hidrocentarve.

“KESH në gjendje financiare tu paguante borxhet ju, dhe ato të paguhen qindarkë më qindarkë, sapo PD të jetë në pushtet. Të zbatohet ligji, do ta detyrojmë KESH që të siguroje fondin e emergjencave për kohë përmbytjesh. Do ja krijojmë me ligj, i cili do përdoret vetëm për demshpermbimin nga digat.

Këto 8 vitë fshati ishte i braktisuri i madh. Ju jeni dëshmitarë se si janë rritur çmimet dhe kjo rritje e madhe e çimimeve te naftës dhe uresë, nitratit dhe imputeve që ju duhen ju për bimët, kane rritur koston në atë shkallë saqë produktin tuaj e bëjnë të pavlerë. Kjo si shkak i papërgjegjshmërisë së qeverisë sepse janë monopole e një klientele të ngushtë. Këta luajnë me çmimet duke ndarë fitime në kurriz të prodhuesve shqiptarë.

Kjo politika ka si qëllim shkatrrimin tonë, largimin e të rinjëve nga ne. Shndërrimin e kombit tonë në një vend pa të ardhme.

Në Myzeqe therin lopët e races. Në 2013 ne eksportonim edhe qumësht edhe vezë. Sot këto prodhime kanë rënë në mënyrë dramatike.

Po shkatërrojnë fermerët shqiptarë.

Eshte lidhur me ballkanin e hapur në mënyrë që të vërshojnë produktet serbe në Shqipëri. Serbia subvencionon prodhimet e tyre.

Ndaj ky proces zgjedhor vertet është lokal, por është më shumë se kombëtar.

Qeveria ka interesat e veta të mbrapshta. Qeverise nuk i interson të rrinë të rinjtë në Shqipëri se e vtojnë kundër.

Por opozita është e kundërta, opozita ngrihet fuqishëm. Dhe pikërisht se nuk u ngrit opozita, të rinjtë nuk kishin shpresë te PD.

Të jesh shumë apo pak nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të jesh i vertetë.

Ne vitin 1997 Arbnori hyri në grevë urie në një makinë. Ai nuk merrte asnjë ushqim, asgjë. Ne ishim në protestë. Ditën e parë ishim 30 e gradualisht u shtuam, dolëm në bulevard. Në të vertetë nuk ishim shumë por ne ishim të vërtetë.

Dhe çdo veprim që bënim e bënim si të vertetë.

U bëj thirrje çdo demokrati të Shqipërisë që të votojnë opozitën e vertetë. Asnjë votë për Lul bravën, opziten fallto, i cili është 100 për qind peng i dosjeve të tij. Njeri i cili si një Don Kishot kap karrigen ndërkohë që është arrë me vrime që as nuk hahet dhe as nuk mbin”, u shpreh Berisha.

Berisha gjatë një takimi me banorë, struktura dhe simpatizantë demokratë është shprehur se zgjedhjet e 6 marsit, duhet të përçojnë një mesazh të gjithë shqiptarve.

“Ky proces zgjedhor është vërtetë lokal, por është edhe kombëtar. Është një mesazh i fuqishëm që ju dërgoni për të gjithë shqiptarët, mesazh me të cilin duhet të mbjellim shpresën.

Do të ju them dy fjalë; e përmendi dhe drejtuesi juaj. Në të gjitha ndodhitë e këtyre 8 viteve, absolutisht një përgjegjësi shumë të rëndë, ka drejtimi i PD-së. Po pse? Sepse qeveria, ka interesat e veta të mbrapshta. Qeverisë nuk i interesojnë të rrijnë në Shqipëri, ata që votojnë kundër, i intereson të rrisë borxhin në qiell, etj. Opozita është e kundërta, ajo duhet të ngrihet fuqishëm.

Pikërisht se nuk i ngrit opozita, të rinjtë nuk kishin besim dhe shpresë te PD-ja. A kishin të drejtë ata? Po, 100%”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply