Elton Bano takime me banoret e fshatrave të njësisë administrative Bubullimë dhe Kolonjë

Çdo ditë e më shumë, takim pas takimi bindem akoma edhe më tepër se qytetarët lushnjar janë ndër më punëtorët në Republikën e Shqipërise : shprehet kandidati i Koalicionit ” Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Lushnjes  Elton Bano.

Janë idealist, synojnë meritokracinë dhe janë padyshim njerëz të fjalës dhe të njëjtën gjë presin në këmbim.

Në zonë mungon ndriçimi, vihen re kanalet e papastruara dhe problemet në infrastrukturë.

Unë jam çdo ditë me ju dhe do vazhdoj të jem sepse jam i bidnur se së bashku do të ecim drejt ndryshimit dhe realizimit të të gjitha objektivave që kemi përcaktuar.

Braktisja nga pushtetarët vendor dhe diferencimet politike kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt tek qytetarët.

Vota e qytetarëve nuk duhet të shkoj për individ që kujtohen vetëm gjatë zgjedhjeve t’ju përgjigjen, në të kundërt do vazhdoj përballja me administratat që karakterizohen nga punonjës me sjellje arrogante dhe mungesë të ofrimit të shërbimeve kundrejt qytetarëve.

Jemi të vendosur t’i kthejmë Lushnjarët në shtëpitë e tyre dhe mos t’i japim asnjë atyre  të largohen nga Lushnja.

Ndëshkimi me votë ne datën 6 Mars të atyre që deri dje ju kanë marrë votën e nuk janë kujtuar për ju por dhe atyre qe përdorin demagogji do të marrë fund.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply