Spahia: Velipoja në rrugën drejt ndryshimit të madh. Më 6 mars votat për “Shtëpinë e Lirisë”

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, në fjalën e mbajtur në Velipojë të Shkodrës, foli për zgjedhjet e 6 marsit.

Spahia theksoi se, duhet që të gjithë të bashkohemi si demokratë, duke zgjidhur problemet që ka Velipoja dhe Shkodra. Ai shtoi se do zgjidhen pas 6 marsit problemet që ka Velipoja, Shkodra e mbarë Shqipëria.

“Sot vota e lirë rrezikohet si kurrë më parë. Ky ambjent nuk zë shumë veta, sepse ne kemi mbështetje të fuqishme. Le të vazhdojmë këtë rrugë drejt ndryshimit të madh. Po ju jap fjalën se do zgjidhim shumicën e problemeve që keni, Bashkia Shkodër do punojë me ju dhe për ju.

Do zgjidhim të gjitha problemet e Velipojës. Të bashkohen të gjithë demokratët. Më 6 mars të votojmë për “Shtëpinë e Lirisë” dhe kandidatin e saj për kryetar të Bashkisë së Shkodrës. Qeveria qendore ka qenë thellësisht armiqësore ndaj Shkodrës, Velipojës e veriut të vendit, zgjidhni ndryshimin e madh”, u shpreh Spahia.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër konferencë ku “njeshi” flet, “dyshi” paraqet power point! Asnjë fjalë për 430 milion eurot e inceneratorëve!

Nga Jorida TABAKU Një tjetër konferencë ku “njeshi” flet, “dyshi” paraqet power point, ndërsa bashkitë …

Leave a Reply