Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme e ka publikuar një grafikë me të gjitha të dhënat e humbjeve të përgjithshme të forcave ruse për 3 ditë e gjysmë luftime.
MPJ-ja e Kievit thotë se “Ukraina po i shkakton humbje katastrofike armikut”.
Në grafik, humbjet e rusisë përshkruhen në shifra:
4,300 ushtarë të vrarë dhe të plagosur
mbi 200 robër lufte
46 aeroplanë
26 helikopterë
146 tanke
49 mjete artilerie ushtarake
706 automjete të blinduara të llojeve të ndryshme
20 pajisje automobilistike
1 sistem i raketave tokë-ajër vetëlëvizëse
4 sisteme raketore të montuara në kamionë
30 vetura ushtarake
60 cisterna të karburantit
2 dronë
2 anije / varka patrulluese
Sipas të dhënave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deri tani, Rusia ka përdorur dy të tretat e potencialit të saj ushtarak.