FIFA dhe UEFA largojnë Rusinë nga të gjitha garat në futboll

FIFA dhe UEFA e kanë suspenduar Rusinë nga të gjitha garat ndërkombëtare. Ky vendim vjen pasi Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën, veprim ky që u dënua nga të gjithë.

Ndërsa, tani ka ardhur vendimi zyrtar se klubet ruse dhe ekipet kombëtare nuk do të mund të garojnë në eventet ndërkombëtare.

UEFA njoftoi gjithashtu se do të anulojë një marrëveshje sponsorizimi afatgjatë dhe shumë fitimprurës me kompaninë ruse të gazit, Gazprom.

Suspendimi do të thotë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të përballet me Poloninë në një gjysmëfinale të play-off të Kupës së Botës muajin e ardhshëm, ndërsa ekipi i saj i femrave do të përjashtohet gjithashtu nga Kampionatin Evropian të kësaj vere në Angli.

FIFA ishte përballur me kritika lidhur me vendimin e saj fillestar të dielën mbrëma për të lejuar Rusinë të vazhdojë të garojë në play-off të Kupës së Botës, por në territorin neutral dhe nën flamurin e Unionit të Futbollit të Rusisë.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply