Berisha sot dy takime në Durrës për të prezantuar Ardian Mukën

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të prezantojë sot më 1 mars, në Xhafzotaj të Durrësit dhe në zonën e ish-Kënetës, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Durrësit, z. Ardian Muka.

Të dy takimet me anëtarë të PD dhe banorë të këtyre zonave do të zhvillohen veç e veç në orare të ndryshme gjatë pasdites:

Në orën 17:00, lideri historik i PD-së  të zhvillojë takimin me anëtarë dhe banorë të Xhafzotajt, kurse në orën 18:00, së bashku me kandidatin Ardian Muka do të shkojnë të takohen me banorët e ish-Kënetës dhe të paraqesin platformën e tyre për zhvillim.

Të dy këto aktivitete mund të ndiqen direkt edhe në kanalin zyrtar në YouTube të z. Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Daniel Shima u torturua për 4 orë, kafja tek Poja dhe urdhëri për rrëmbim pas çimkave ku dilte emri i Lindës

Sali BERISHA Për Danielin askush nuk flet! Miq, Danieli u harrua. Daniel Shima u arrestua, …

Leave a Reply