Bylykbashi: Ardian Muka do t’i ofrojë Durrësit një qeverisje ndryshe

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka dhe ish-kryeministri Sali Berisha zhvilluan një takim me banorët e Xhafzotaj në Durrës.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka prezantuar kandidatin Muka, ku ka theksuar se të gjithë e njohin për angazhimin e tij civil dhe profesional për të mirën e qytetarëve jo vetëm në qytete por në çdo pjesë të bashkisë.

Bylykbashi: I nderuar kandidat i Shtëpisë së Lirisë për kryetrar të bashkisë në qytetin e Durrësit, të nderuar banorë të ferm Xhafzotaj, ju falënderoi që keni ardhur sot këtu në këtë takim, ku do të prezantojmë dhe do të jemi në momentet përmbyllëse të fushatës sonë gjatë këtij muaji, ku me punën tonë të përbashkët, do sigurojmë fitoren dhe në 6 mars do tja kthejmë bashkinë qyytetarëve dhe kandidatin Ardian Muka si kryetar të Bashkisë Durrës. Ti ofrojmë Durrësit një qeverisje ndryshe nga ky model gjatë 22 viteve që kemi parë në këtë qytetet.

Kam kënaqësinë që të kem përkrah në këtë fushat, kandidatin tonë, Ardin siç e njohim të gjithë, një djal durrsak i cili ka dhënë kontributin e tij në fushën profesionale, si aktivist qytetar është përojekur për hallet tuaja jo vetëm në qytet por në çdo cep.

Në 6 mars të gjithë bashkë të bëjmë maksimumin që bashkia ti kthehet qytearëve, t’ju kthehet juve.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në SPAK/ Boçi: Ekzekutimi penal apo juridik është një pikëpyetje shumë e madhe

Nënkryetari i PD, njëherazi dhe drejtues politik i Qarkut Shkodwr, Luçiano Boçi, u shpreh se …

Leave a Reply