“Barra e taksave, rënia e fuqisë blerëse e ka futur ne krizë dhe biznesin e vogël në qytetin e Lushnjes. Sektori qe ka te punësuar një numer të konsiderueshëm qytetarësh dhe që zbut sadopak krizën ekonomike eshte futur vetë në vështirësi”, shprehet kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano i shoqëruar nga deputeti i PD, Agron Shehaj.
“Dëshirën për ndryshim e prek kudo ku shkoj. Çdokush që ka të drejtën e votës, duhet të marrë në dorë fatin e qytetit, Lushnja varet nga ju!
Këtë të diel secili prej nesh, kudo në qytet, në fshat, në lagjen dhe familjen e tij ka në dorë të vendosë për jetën, të ardhmen, për ndryshimin”, tha ai.
Tregtarët e biznesit të vogël i ngritën shumë problematika të cilat e kanë çuar në vështirësi këtë sektor, ndaj duhen krijuar kushte emergjente që të mos falimentojnë si pasojë e keqqeverisjes.