Elton Bano, takime me bizneset në tregun e qytetit

“Barra e taksave, rënia e fuqisë blerëse  e ka futur ne krizë dhe biznesin e vogël në qytetin e Lushnjes. Sektori qe ka te punësuar një numer të konsiderueshëm qytetarësh dhe që zbut sadopak krizën ekonomike eshte futur vetë në vështirësi”, shprehet kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano i shoqëruar nga deputeti i PD, Agron Shehaj.

“Dëshirën për ndryshim e prek kudo ku shkoj. Çdokush që ka të drejtën e votës, duhet të marrë në dorë fatin e qytetit, Lushnja varet nga ju!

Këtë të diel secili prej nesh, kudo në qytet, në fshat, në lagjen dhe familjen e tij ka në dorë të vendosë për jetën, të ardhmen, për ndryshimin”, tha ai.

Tregtarët e biznesit të vogël i ngritën shumë problematika të cilat e kanë çuar në vështirësi këtë sektor, ndaj duhen krijuar kushte emergjente që të mos falimentojnë si pasojë e keqqeverisjes.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply