Parlamenti Europian: Të zhgënjyer që Serbia s’u rreshtua me BE-në!

Parlamenti Evropian do ta hedhë në votim pas pak Rezolutën e Agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Në pikën 32 të draft-rezolutës ku i referohet Ballkanit Perëndimor përmendet Serbia dhe mosrreshtimi i saj me BE-në për sanksionet ndaj Rusisë. Në draft-rezolutën që e ka siguruar EWB, Parlamenti Evropian ka shprehur keqardhjen që Serbia s’është angazhuar për sanksione ndaj Rusisë.

Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian lavdëron shtetet e Ballkanit Perëndimor për përkrahjen e sanksioneve të BE-së dhe dënon ato shtetet që e përkrahin Federatën Ruse.

“(Parlamenti Evropian) thekson me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërhyrjen në proceset e tyre demokratike; denoncon ata që i shprehën mbështetje Federatës Ruse pas agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe përgëzon mbështetjen e treguar nga ato vende të Ballkanit Perëndimor që janë aleatë euroatlantikë; shpreh keqardhjen e madhe për mos-angazhimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, të cilat dëmtojnë procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe rithekson pritjen e saj që kandidatët për anëtarësim në BE të jenë në linjë jo vetëm me ligjet e BE-së, por edhe me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit”, thuhet në draft-rezolutë.

Debati në Parlamentin Evropian mbi luftën në Ukrainë po vazhdon kurse eurodeputetëve iu kanë drejtuar presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell.

Sipas agjendës së seancës së PE-së, rezultati i votimit të rezolutës do të bëhet i ditur në ora 15:00.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply