Pse Putin tashmë e ka humbur luftën?

Rusët akoma mund ta pushtojnë Ukrainën. Por, ukarinasit kanë treguar këto ditët e fundit se nuk do t’ia lejojnë ta mbajë atë.

Yuval Noah Harari

Më pak se një javë në luftë dhe duket sikur Vladimir Putin po shkon drejt një humbjeje historike. Ai mund të fitojë të gjitha betejat, por prapëseprapë ta humbë luftën. Ëndrra e Putinit që ta rindërtojë perandorinë ruse është mbështetur në një gënjeshtër se Ukraina nuk është një komb i vërtetë; se ukrainasit nuk janë njerëz të vërtetë dhe se banorët e Kyivit, Kharkivit dhe Lvivit kanë mall për urdhrat e Moskës. Kjo është e tëra gënjeshtër – Ukraina është një komb me më shumë se njëmijë vjet histori dhë Kyivi ka qenë një metropol i madh, kur Moska nuk ishte as edhe një fshat. Por, tirani rus e ka thënë aq shumë këtë rren, saqë, siç duket, ka nisur edhe vetë t’i besoj asaj.

Derisa po e planifikonte invazionin ndaj Ukrainës, Putin mund të ketë llogaritur në shumë fakte të njohura. Ai e ka ditur se ushtarakisht, Rusia e gjunjëzon Ukrainën. Ai e ka ditur se NATO-ja s’do t’i çonte trupat për t’i ndihmuar Ukrainës. Ai e ka ditur se varësia evropiane në naftën dhe gazin rus do t’i bënte shtetet si Gjermania të hezitonin që t’i vendosnin sanksione të ashpra. Bazuar në këto fakte të njohura, plani i tij ishte ta sulmonte Ukrainën fort dhe shpejt, t’ia “pres kokën” qeverisë së saj, ta vendosë një regjim kukull në Kyiv dhe t’i tejkalojë sanksionet e Perëndimit.

Por, ka qenë një e panjohur e madhe rreth planit të tij. Siç e mësuan amerikanët në Irak dhe siç e mësuan sovjetikët në Afganistan, është shumë më lehtë të pushtohet një vend sesa të mbahet. Putini e dinte se ka fuqi ta pushtojë Ukrainën. Por, a do ta pranonin thjesht ukrainasit regjimin kukull të Moskës? Putin vuri bast se po. Në fund të fundit, siç e kishte shpjeguar ai disa herë për ata që donin ta dëgjonin, Ukraina nuk ishte një shtet i vërtetë dhe ukrainasit nuk janë njerëz të vërtetë. Në vitin 2014, qytetarët në Krime zor se i rezistuan okupuesit rusë. Pse do të ishte ndryshe në vitin 2022?

Në çdo ditë që po kalon, po bëhet më e qartë se basti i Putinit dështoi. Ukrainasit po rezistojnë me gjithë zemër, duke e fituar kështu simpatinë e gjithë botës – dhe po e fitojnë luftën. Shumë ditë të errëta janë përpara. Rusët akoma mund ta pushtojnë tërë Ukrainën. Por, për ta fituar luftën, rusët do të duhej ta mbanin Ukrainën, dhe këtë mund ta bëjnë vetëm nëse populli ukrainas ua lejon. Dhe, kjo, nuk duket aspak se ka të ngjarë.

Çdo tank i shkatërruar rus dhe çdo ushtar i vrarë rus, rrit vullnetin e ukrainasve për të rezistuar. Dhe, çdo ukrainas i vrarë e thellon urrejtjen e ukrainasve ndaj pushtuesve. Urrejtja është ndjenja më e keqe. Por, për një popull të shtypur, urrejtja është një thesar i fshehur. E rrënjosur thellë në zemër, mund ta mbajë rezistencën për shumë gjenerata. Për ta rivendosur perandorinë ruse, Putin i duhet një fitore relativisht pa gjak, që do të çonte në një okupim relativisht pa urrejtje. Duke derdhur gjak ukrainas, Putin po e bën të sigurt mosrealizimin e ëndrrës së tij. Nuk do të jetë emri i Mikhail Gorbachevit, i shkruar në certifikatën e vdekjes së perandorisë ruse. Por, do të jetë i Putinit. Gorbachev i la rusët dhe ukrainasit si popuj vëllazërorë, Putini i ktheu në armiq dhe siguri që Ukraina tash e tutje vetëm se ta thellojë definimin e saj në kundërshtim me Rusinë.

Kombet janë të ndëruara nga storjet. Çdo ditë që po kalon, shton më shumë storje që ukrainasit do t’i tregojnë, jo vetëm në ditët e errëta para vetës, por edhe në dekadat e gjeneratat e ardhshme. Presidenti, i cili refuzoi ta linte kryqytetin, duke i thënë SHBA-së se i duhet armatim, jo udhëtim; ushtarët në ishullin e Gjarprit, që i thanë luftanijës ruse “shko pirdhu”; civilët që po provonin t’i ndalnin tankët rusë, duke u ulur në rrugë. Këto janë gjëra mbi të cilat ndërtohet shteti. Në një shteg të gjatë, këto storje numrohen më shumë se sa tankët.

Tirani rus duhet ta di këtë më mirë se kushdo tjetër. Si fëmijë, ai është rritur me tregimet për mizorinë gjermane dhe trimërinë ruse, në rrethimin e Leningradit. Tani, ai po prodhon storje të njëjta, duke e luajtur vetë rolin e Hitlerit.

Rrëfimet për trimërinë ukrainase nuk japin zgjidhje vetëm për ukrainasit, por për gjithë botën. U japin vullnet qeverive të shteteve evropiane, Administratës amerikane, por edhe qytetarëve të shtypur të Rusisë. Nëse ukrainasit guxojnë të ndalin tankët me duart e tyre, Qeveria gjermane mund të guxojë t’i furnizojë ata me raketa anti-tank, Qeveria amerikane mund të guxojë ta largojë Rusinë nga rrjeti Swift, dhe qytetarët rusë mund të guxojnë ta shfaqin kundërshtinë e tyre për këtë luftë palidhje.

De të gjithë mund të inspirohemi të bëjmë dicka; ose të japin donacion, ose të presim presim refugjatë. Lufta në Ukrainë do ta formësojë të ardhmen e gjithë botës. Nëse tirania dhe agresioni lejohen të fitojnë, ne të gjithë do t’i vuajmë pasojat. Nuk ka hapësirë që të mbesim spektatorë. Është koha të cohemi në këmbë dhe të vlejmë.

Fatkeqësisht, kjo luftë duket se do të zgjasë. Duke marrë forma të tjera, ajo mund të vazhdojë për disa vjet. Por, çështja më e rëndësishme tashmë është vendosur. Këto ditët e fundit i kanë dëshmuar botës se Ukraina është një shtet i vërtetë, se ukrainasit janë njerëz të vërtetë fare, dhe se ata përfundimisht nuk duan të jetojnë nën një perandori të re ruse. Pyetja kryesore që po mbetet hapur është se sa kohë do të marrë që ky mesazh të depërtojë nëpër muret e holla të Kremlinit.

Yuval Noah Harari është historian dhe autor i librit “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit”.

Përkthyer nga Gazeta Express

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply