Hekuran Xhani: Më 6 mars do kthejmë shpresën dhe besimin

Kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë Rrogozhinë, Hekuran Xhani deklaroi në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, se do jetë pranë qytetarëve ndërsa shtoi se Rrogozhina ka një sërë problemesh.

“Bashkia Rrogozhinë ka një mori problemesh emergjente, ndër më kryesoret është që prek familjet e Rrogozhinës, punësimi, ku për të hapur vende të reja pune duhet të heqim çdo barrierë në mënyrë që të afrojmë investitorët që të investojnë”, tha Xhani.

Xhani theksoi se bujqësia është sigurimi i të ardhurave për një numër shumë të lartë të banorëve të Rrogozhinës, ndërsa theksoi se duhet të kenë mbështetje pasi janë të rrënuar.

“Duhet t’i ofrojmë fermerit asistencë dhe ndihmë për rritjen e prodhimeve bujqësore. Punë emergjente kërkohet për mirëmbajtjen e tokës bujqësore që prej vitesh është lënë në harresë”, tha Xhani.

Ndër të tjera Xhani tha se infrastruktura është një tjetër problem, shumë lagje janë pa rrugë, pa trotuare dhe pa ndriçim edhe pse qytetarët paguajnë taksat.

“E rëndësishme ngritja e një sistemi fiskal dhe real për gjendjen aktuale të taksapaguesve të këtij qyteti. Synojmë uljen e taksave në nivel minimal për biznesin dhe bujqësinë. Çelësi i zgjidhjes dhe suksesit është mriëadminsitrimi i të ardhurave”, tha Xhani.

Xhani foli edhe për komunitetin rom. Ai theksoi se do bëjë të pamundurën që ata të riintegrohen, të arsimohen dhe të punësohen.

“Pashë diçka që askush s’duhet ta pranojë, edhe ju si të gjithë njerëzit keni të drejta, të arsimoheni, punoni dhe të riintegroheni në shtëpinë tonë. Do bëjmë të pamundur të përmirësojmë gjendjen në të cilën ju ndodheni. S’mund të lë pa përmendur gjyshërit dhe gjyshet tona që marrin pensione qesharake, më të ulët në Ballkan. Më 6 mars do kthejmë shpresën dhe besimin se e nesërmja do jetë më e mirë për ne dhe familjet tona”, tha Xhani.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply