Berisha: Hiqni dorë nga Lulzim Brava dhe përfaqësuesit e Edi Ramës

Lideri historik i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij të mbajtur në Rrogozhinë, komentoi edhe kandidatin e Lulzim Bashës në këtë qytet. Berisha theksoi se, kandidati i Bashës konkurron vetëm për ta penguar Hekuran Xhanin.

“Hiqni dorë nga Lulzim Brava. Përpos përfaqësuesit të Edi Ramës, në Rrogozhinë konkurron edhe kandidati i Lulzim Bravës. Ai konkurron me qëllimin më të pandershëm, që të pengojë Hekuran Xhanin, kandidatin e opozitës së vërtetë. Iu bëj thirrje demokratëve të Rrogozhinës, të bashkohemi më 6 mars dhe të votojmë për të qenë opozita e vërtetë.

Ta lënë Ferdinandin në fatin e tij dhe të Lul Bravës. Loja e Ramës me fasadë opozitën është lojë kundër pluralizmit. Keni qenë dhe duhet të mbeteni opozitarë të  vërtetë, votoni Shtëpinë e Lirisë më 6 mars”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply