Kandidatja e Ramës shkel ligjin zgjedhor, Baçi: Janë në panik nga humbja e sigurtë në 6 Mars!

Nga Luan BAÇI

Në gjashtë bashki të vendit janë dekretuar zgjedhjet e parakohshme, si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit dhe gjetjen e drejtuesve socialistë të këtyre bashkive në shkelje të plotë me ligjin!

Shkelja e ligjit vazhdon të jetë, pjesë e punës së përditshme të drejtuesve të PS dhe institucioneve që ata drejtojnë!

Banorët e fshatit Zhame Sektor NJ.V. Dushk kanë disa ditë që denoncojnë veprimet e kryetares së komanduar të bashkisë, njëkohësisht kandidate aktuale për kryetare të bashkisë Lushnjë zj Sefa!

Në shkelje të plotë të ligjit, dy ditë para votimeve të 6 Marsit, nderhyjnë për të riparuar rrugë, dhe mbushur gropa, sa për tu hedhur hi syve, banorëve të Lushnjës dhe për të marrë një grusht vota me shumë!

Janë në panik të plotë nga humbja e sigurtë e tyre në 6 Mars!

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Elton Bano i ka tmerruar me fushatën e tij të ndershme, me emrin e tij dhe mbështetjen masive të qytetareve Lushnjar!

Dy ditë më parë, joshnin dhe intimidonin fermerët me aplikimet për subvencione, në shkelje të plotë me ligjin, tani vazhdojnë me investime në rrugë, me fonde të bashkisë,po në shkelje të plotë me ligjin, si dhe shumë denoncime të tjera që, vijnë nga banorë të shumë zonave në Lushnje, për shpërndarje “zarfash”..dhe “ndihma” për ndikim dhe tjetërsim të votës!

Vetëm “ndihma” e patericës së Bravës nuk u siguron dot fitoren rilindasve hajdutë, kështu që janë hedhur në aksion, me të gjitha mjetet mënyrat dhe format për të mbajtur bashkinë që kanë vite që e vjedhin!

I bëj thirrje prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet për shkelje të ligjit zgjedhor nga kryetaria e komanduar dhe kandidate për kryetare e bashkisë Lushnjë zj Sefa!

Pamjet në video janë fakte të pakundërshtueshme dhe lehtësisht të verifikueshme edhe në këto momente, ku vazhdojnë të punojnë!

Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars e kanë vendosur tashmë i japin besimin ELTONIT, kandidatit me nr 3 në siglën “Shtëpia e Lirisë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply