Kushëriri i parë i deputetit të PS në Shkodër, Paulin Stërkajt, i cili ka masakruar demokratët e veriut në këto tetë vitet e fundit, ka dalë publikisht në mbështetje të Lulzim Bashës për zgjedhjet e 6 marsit.
Sipas një denoncimi në redaksinë e SYRI-t, Ylli Stërkaj, djali i xhaxhait të deputetit socialist, ka mbajtur postin e nën/kryetarit të Bashkisë në Malësinë e Madhe e ka shkatërruar këtë zonë dhe sot ka dalë në krahë të Bashës, gati për të zhvilluar masakrën e radhës ndaj demokratëve.
Denoncimi
Pershendetje…
Ky është personi i PS që shkatërroi Malësin e Madhe. Ylli Sterkaj, sot në krah të Bashës po bën gati masakrën e radhës.
Është i PS, djali i axhës së Paulin Sterkaj, njeri që menaxhon gjithë Bashkinë Malësin e Madhe dhe ka masakruar për 8 vjet demokratët e veriut.
Ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë mandatin që shkoi.
Sot është në krah të Bashës duke i dhënë përkrahje publike. Kryetar kukull ishte Tonin Marina.