Kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia ka ndarë me ndjekësit në Facebook, bashkëbisedimin që ai ka patur me deputetin konservator britanik Henry Smith. Smith është kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Britanik.
Bisedës i është bashkuar edhe Alfred Pllumbi, drejtues i shoqatës konservatore në Shqipëri dhe Ballkan.
Ligjvënësi britanik i përcolli Spahisë mbështetjen dhe sigurinë për bashkëpunim serioz dhe konkret në të ardhmen, në të mirë të Bashkisë Shkodër.
Henry Smith u shpreh i bindur se në zgjedhjet e të dielës, Bardh Spahia do të zgjidhet kryetar i bashkisë Shkodër.
Bashkëbisedimi
Bardh Spahia: Duhet të reagojmë tani për të mbrojtur demokracinë! Kam ndjerë nevojën dhe detyrën për t’u mobilizuar kundër kësaj përpjekje për të riinstaluar praktika antidemokratike në Shkodër, qytetin tim në veccanti dhe përgjithësisht në të gjithë Shqipërinë. Jam besimplotë që me mbështjen dhe bashkëpunimin e banorëve të Shkodrës, ashtu si edhe të gjithë Shqipërisë, por edhe më mbështetjen e konservatoristëve të Mbretërisë së Bashkuar e miqve të tjerë si ju, ne do të ruajmë vlerat tona të djathta e do t’i implementojmë ato.
Mr.Henry Smith: I vlerësoj njerëzit si ju, që kanë një pasion dhe vendosmëri për t’i bërë komunitetet dhe shtetet e tyre një vend më të mirë. Dhe fushata po shkon shumë mirë.
Bardh Spahia: Po, po shkon shumë mirë! Kemi shumë të rinj që punojnë me ne dhe, të themi po i rikthejmë shpresën që të jetojnë e të jenë të suksesshëm në vendin e tyre.
Mr. Henry Smith: Kjo është shumë e rëndësishme! Është e rëndësishme të shihet drejt të ardhmes për brezat e rinj dhe si duan të jetojnë jetën e tyre në një vend të begatë, një vend të lirë, të krijohen mundësi për ta ndërkohë që rriten. Dhe kjo nuk ofrohet nga socializmi. Socializmi nuk ofron asgjë përveç të shkuarës, kontrollit nga pushteti qendror dhe sigurisht nuk duam që kjo të kthehet në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar apo gjëkundi tjetër. Mendoj që kur njerëzit kanë mundësi të shprehen lirshëm, ata e refuzojnë këtë opsion. Ju uroj më të mirat në zgjedhjet e fundjavës që vjen!
Bardh Spahia: Faleminderit!
Mr. Henry Smith: Jam besimplotë që do të jeni i suksesshëm dhe keni padyshim mbështetjen time. Kur të keni përfunduar me sukses, pasi të jeni në detyrë, do të kemi mundësi të diskutojmë si të krijojmë partneritet në të ardhmen pasi mendoj që është tejet e rëndësishme që njerëzit me ideale të njëjta, që besojnë në liri e demokraci, kudo qofshin në botë, duhet të bashkohen e të krijojnë mundësi për njerëzit e tyre.
Bardh Spahia: Faleminderit shumë! Do të ishte kënaqësi e madhe për mua!
Mr. Henry Smith: Shpresoj shumë të takohemi dhe të diskutojmë sërish ballë për ballë, si dhe të takoj përsëri Alfredin!
Bardh Spahia: Kjo do të ishte fantastike! Ju falenderoj për mbështetjen!
Mr. Henry Smith: Kënaqësi e imja! Ju uroj fat të mbarë! Jeni në mendimet e mia këtë javë dhe fundjavën e zgjedhjeve!