“Ishte çmenduri”, Broja flet për momentin kur u ndesh në fushë me idhullin e tij, Ronaldon

Armando Broja është një prej futbollistëve shqiptarë më në formë momentalisht. Sulmuesi i ri po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Southamptonit në Angli.

20-vjeçari deri më tani ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat, teksa ka regjistruar edhe një asistim.

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë së fundmi ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Southamptonit, shkruan Gazeta Express.

Mes tjerash, ai në këtë intervistë u pyet edhe për idhullin e tij, Cristiano Ronaldon, të cilin e ka kundërshtar nga Manchester Unitedi.

“Ishte çmenduri. Nuk duhet të mendoja shumë për të, sepse ishte kundërshtari im dhe duhet të fitoja. Pastaj, pas ndeshjes e kupton se çfarë ka bërë ai për futbollin. Vetëm ai dhe Messi kanë qenë të një tjetër niveli”, u përgjigj Broja, kur u pyet se si ishte ndjerë kur kishte luajtur kundër tij.

“Po, i dhashë dorën dhe ishte diçka shumë e bukur”, shtoi sulmuesi shqiptar, duke treguar se është takuar me portugezin pas ndeshjes. 

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply