Mësuesit u bëjnë presion nxënësve të shkojnë në takimin e Taulant Ballës

Tjetër skandal nga Partia Socialiste. Pas audiopërgjimit të kandidatit të PS në Rrogozhinë i cili ka nisur blerjen e votave për zgjedhjet e 6 marsit, tani ka plasur edhe në Lushnjë, për kandidaten Eriselda Sefa.

Syri Tv siguron një bisedë në rrjetin social Whatssap mes një profesori dhe gjimnazistëve, të cilët i kërcënon se do t’i ngelë në klasë nëse nuk shkojnë urgjentish në takimin elektoral të Partisë Socialiste.

Profesori: nëse nuk vini tani urgjent në klasë, premtoj se do t’ju ngel.

Një nxënës: Profesor, unë nuk mund të vij se jam sëmurë, pardje dola nga spitali.

Një tjetër: Ju kërkon zysha të gjithëve, është e detyrueshme.

Mbi këtë denoncim ka folur në studion e Syri Tv, ish-deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Klevis Balliu, i cili i cilësoi të turpshme dhe të paligjshme presionet që bëhen ndaj nxënësve për të shkuar në takimet e Taulant Ballës.

Klevis Balliu: Është e vërtetë. Këtë informacion e kemi marrë edhe ne, për presioon të ushtruar sot për të bërë një takim që ka dështuyar dy herë në të kaluarën. është kërkuar para 1 jave, me pas është shtyrë dheka ardhur vetë Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës sicc e reklamoi ai vetë.

Por për shkak të supermitingut të qytetarëve të LUshnjes ditën e djehsme, ata kërkuan që të bënin një tjetër takim përmbyllës ditën e sotme, duke mbushur karriget e tyre nga njerëz të ardhur me detyrim dhe presione.

Këto janë vetëm disa nga presionet e ushtruara nëpër shkolla nga funksionarë të PS, në mënyrë që të detyrojnë të rinj dhe të reja që të shkojnë në takime. E vërteta është që takimi i tyre ka dështuar dhe sot është bërë një takim kriminal, sepse të detyrosh fëmijët e shkollave për të shkuar në takim, për të dëgjuar përfaqësuesin e Suel Çelës, Taulant Ballën, është një turp nga pikëpamja morale patjetër, por me ccështjet e presionit nga administrata duhet të merret edhe prokuroria e policia.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply