“Vuajtjet” e një rilindasi modern…

Nga Iva V.GRILLO

Duket se kalvari i “vuajtjeve” te rilindasve te sotem nuk paska fund.

Kete e spjegon edhe udhetimi “i mundimshem” i nje ish deputeti dhe ne te njejten kohe bashkeshort i nje ministreje te rendesishme te qeverise, drejt arritjes se aspiratave te biznesit te tyre familjar.

Historia e “vuajtjeve” eshte pak a shume kjo:

Ne Mars 2021, ne pikun e pandemise, ku shume qytetare te telendisur ekonomikisht sorrollateshin spitaleve te vendit dhe botes per te shpetuar koken, biznesit te bashkeshortit te ministres ne detyre i jepet “barra” te investoje ne menyre “strategjike” ne nje nga zonat me te kerkuara ne vend.

E kush me mire se shoket e vet ia di hallet “strategjike” qeverise?!

Mesa duket ish deputeti dhe bashkeshorti i ministres ne detyre e interpreton termin “strategji” si pehlivanllek.

Ketu fillojne dhe “vuajtjet” e tij… te sajoje nje kompani pertej detit, ti vere nje emer pothuajse identik me kompanine e vet, ta “sjelle” ne Shqiperi qe te dale kjo kompani ne plan te pare dhe jo biznesi i tij, etj, etj… nje kalvar i gjate “vuajtjesh” te cilin vetem nje burre ministreje mund ta kuptoje!

Nderkohe qe shqiptareve po u luan çaçka e kokes nga korrupsioni marramendes, ministrja ne detyre duket nuk po do te levize…

Akoma nuk ka bere asnje deklarate qe te sqaroje pozicionin e saj ne lidhje me vendimarrjen qeveritare ku bashkeshorti i saj u perzgjodh si “strateg” investimesh per 30 vitet e ardhshme… ne pasurine e shqiptareve.

Nderkohe “strategu” ankohet … po vuan faktin se eshte burri i gruas se tij…

#stopFarsesRama

Burimi: BIRN, Telegraf.al, Lapsi.al

About Redaksia

Check Also

Shkumëzimi dhe konvulsionet e një “zdromsi”!

Nga Iva V.GRILLO Gjuha vulgare dhe brendia edhe më vulgare e komunikimit të kryetarit të …

Leave a Reply