Zelensky: I mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë së Evropës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një video-adresim të postuar para pak minutash ka thënë se i kanë mbijetuar një nate që do të mund ta përfundonte historinë e Ukrainës dhe Evropës.

Kjo pasi forcat ruse kanë bombarduar mëngjesin e sotëm centralin më të madh bërthamor në Evropë i cili gjendet juglindje të Ukrainës duke shkaktuar zjarr të madh.

“Ne i mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë e Ukrainës dhe Evropës”, ka thënë Zelensky.

Ndryshe, centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit.

Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh. U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore. Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian pas sulmit. Zelensky tha se nëse vazhdojnë bombardimet, fatkeqësia mund të jetë më e madhe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.

Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione se aktualisht nuk ka rrezik të lartë nga rritja e nivelit të radioaktivitetit. Centrali bërthamor Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë.

About Redaksia

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …

Leave a Reply