6 Marsi, votë për të risjellë Demokracinë!

Nga Rezenbrik SERJANI

Durrësi, Lushnja, Vora, Rrogozhina, Shkodra e Dibra do jenë qytetet e votës së lirë, votës së demokracisë; do të jenë qytetet që do risjellin Demokracinë!

Zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit do të kthehen në zgjedhjet vendimtare, në zgjedhjet e risjelljes së shpresës së munguar në vend, si refleksion i drejtpërdrejtë i odisesë së shenjtëruar të demokracisë, së Shtepisë së Lirisë, si alternativa më shpresdhënëse dhe shpresndjellëse në turbullirën e madhe ekonomike, politike e sociale në vendin tonë.

Kjo odise demokracie ka qenë e munguar dhe e vagullt këto 8 e 1/2 vite. Shtëpia e Lirisë, si shpëtimtare e Partisë Demokratike dhe opozitarizmit në Shqipëri do të jetë drita e demokracisë.

Shtëpia e Lirisë është shndërruar në fenomenin më të jashtëzakonshëm politik, duke u cilësuar si një ndër lëvizjet më të shkëlqyera të demokracisë. Ndritja e saj qëndron në faktin e mbrojtjes, rifreskimit, rigjenerimit, ristrukturimit, reformimit tërësor të opozitarizmit dhe Partisë Demokratike, si asete të vyera të një sistemi demokratik.

Ky reformim që ka startuar me bekimin e demokratëve do të kthehet në forcën më të madhe, më historike të gjihë këtyre viteve.

Lidershipi i treguar nga Doktor Berisha mbetet një aset tjetër i vyer i lëvizjes më të madhe opozitare të kësaj dekade, duke i dhënë forcë, besim, optimizëm, energji dhe shpresë demokracisë në vetvete dhe gjithë shqiptarëve.

Dita e nesërme, 6 marsi do të jetë barometri jonë i demokracisë, do të jetë busulla jonë e shpresës, do të jetë drita jonë e fund-tunelit të shëmtuar 8 e 1/2 vjeçar që kaploi demokracinë shqiptare.

Durrësi, Lushnja, Vora, Rrogozhina, Shkodra e Dibra do jenë qytetet e votës së lirë, votës së demokracisë; do të jenë qytetet që do risjellin Demokracinë!

Nesër, në 6 Mars demokracia rivjen nga Shkodra me Bardh Spahin, nga Durrësi me Adrian Mukën, nga Rrogozhina me Hekuran Xhanin, nga Dibra me Premtim Kryemadhin, nga Lushnja me Elton Banon, nga Vora me Lulzim Vranën.

Zoti e bekoftë Durrësin, Lushnjën, Rrogozhinën, Vorën, Shkodrën e Dibrën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

Kthim në realitet!

Nga Iva V.GRILLO Pas “cirkut” të fundjavës, le të kthehemi në realitet! Para disa ditësh …

Leave a Reply