Spahia: Te Shkodra janë sytë e të gjithë qytetarëve, këtu do fillojë ndryshimi i madh historik

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Shkodrën, Bardh Spahia, dha një mesazh për mediat në ditën e zgjedhjeve të 6 marsit, të cilat janë cilësuar si shumë të rëndësishme për fatin e demokracisë në vend.

Spahia tha se nga Shkodra do të fillojë ndryshimi i madh që do të përhapet në të gjithë Shqipërinë.

“Ne përballjen e kemi me kundrështarin tonë historik, Edi Ramën dhe përfaqësuesin e tyre këtu. Shkodranët janë më të qartë se kurrë se kush është opozita e vërtetë dhe alternativa më e mirë.

Me votën e tyre shkodranët do tregojnë shembullin për ndryshimin që do fillojë nga Shkodra dhe do vazhdojë në gjithë Shqpiërinë.

Unë jam shkodran i lindur dhe i rritur në Shkodër. Edhe njëherë të shfrytëzoj këtë rast, duke ju falënderuar për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme për përcjelljen e këtij procesi zgjedhor, Shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi shkodrane të dynden masivisht dhe me votën e tyre të ndikojnë për të ardhmen.

Nga Shkodra do të fillojë ndryshimi i madh. Te Shkodra janë sytë e të gjithë demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Të kontribuojmë me votën tonë të lirë për këtë ndryshim”, tha Spahia.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply