Zyrtarët e kandidates së Ramës kapen duke manipuluiar listat e zgjedhësve, Baçi publikon videon

Deputeti i PD, Luan Baçi postoi një video denoncuese nga votimet në Lushnje. Njerëzit e kandidates së PS, Eriselda Sefa po vazhdojnë të intimidojnë votuesit.

“Nuk heqin dorë, duan me çdo mjet të vazhdojnë të vjedhin! Të dërguarit e “Sefave” po vazhdojnë misionin!

Komisionerët dhe vëzhguesit e “Sefave” uzurpojnë vendet dhe i lënë në këmbë komisionerët e “Shtëpisë së lirisë” të kandidatit Elton Bano!

Ju bej thirrje të ndalojnë, çdo veprim që bie ndesh me ligjin!

Çdo veprim i tyre do të denoncohet menjëherë!”, shkruan Baçi.

About Redaksia

Check Also

Si Rama po i grabit hotelin pronarit/Gjyqtari i përgjigjet Ramës: Sill provat që jam i pacipë

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër …

Leave a Reply