Basha-deputetëve: Më futën në kurth, nuk kam humbur. Xhaferraj: Largohu!

Mes replikave të shumta në mbledhjen e grupit parlamentar, ku disa deputetë, i kërkuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Basha i ka propozuar deputetëve dy rrugë.

Mësohet se kreu demokrat iu është drejtuar deputetëve: Ose qëndrojmë bashkë dhe bëjmë riorganizimin e partisë ose ia dorëzojmë atë Sali Berishës.

Basha i cilësoi këto zgjedhje si kurth, por nuk zgjati shumë dhe Ferdinand Xhaferri ishte i pari që reagoi ndaj tij. “Jam më i vjetri dhe më me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por t’i na ke fyer kur thua nuk kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar”.

Ndërkohë, Basha e përsëriti sërish se, ai nuk ka humbur asnjë garë, pasi ja kanë vjedhur zgjedhjet.

Më pas, ka reaguar edhe deputeti Dashnor Sula. “Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu”.

Ndërkohë, mësohet se deri tani nuk ka pasur asnjë deputet t’i dalë në krah Bashës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply