Berisha: Lulzim Basha ka frikë nga zgjedhjet dhe është i vetmi që i ka bojkotuar ato

Lideri historik i PD, Sali Berisha, iu përgjigj këtë mbrëmje Lulzim Bashës i cili tha se zgjedhjet e 6 marsit ishin një kurth pas protestës së 8 janarit dhe ishin të detyruar për të marrë pjesë në zgjedhe.

Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se çdo zgjedhje për humbësin është kurth. Lideri historik i PD theksoi se, Lulzim Basha ka frikë nga zgjedhjet dhe është i vetmi që i ka bojkotuar ato.

“Çdo zgjedhje për humbësin është kurth. Ai ka frikë të tmerrshme nga zgjedhjet dhe është i vetmi që ka bojkotuar zgjedhjet. Të thuash që 6 marsi është një kurth, në një kohë kur ishte një domosdoshmëri ligjore kushtetuese, është një absurditet. Pra, dhe ai në 6 mars, Edi Rama i dorëzoi atij, rrëmbeu logon e partisë. Plus faktorë të tjerë. Si mund të ishte kurth 6 marsi, e di vetëm mendja e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Urimi amerikan për zgjedhjet presidenciale në Surinam rrëzon farsën e 11 majit në Shqipëri

Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio uroi Jennifer Geerlings-Simons për zgjedhjen e saj …

Leave a Reply