Berisha: Projekt-rezoluta për Ukrainën është interes kombëtar, e keni shtyrë për interesa!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili është mbledhur pasditen e ksaj të hëne, ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.

Berisha u shpreh se projekt-rezoluta për Ukrainën është interes kombëtar por shtyrja e votimit të saj në parlament për javën tjetër është një tregues se kjo po bëhet për interesa të paqëndrueshëm.

Berisha: Votimi i kësaj rezolute mendoj unë se është interes kombëtar, por që të ecni me imponim pasi rezoluta sot paradite ishte parashikuar që do vinte në Parlament, tani ju për interesa të paqëndrushëm e keni shtyrë atë për javën tjetër. Nuk duhet të bëjmë këtu beteja politike njëri me tjetrin pasi sot beteja kryesore është mes Rusisë Ukrainës dhe botës së lirë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply