Gallata-Basha: Tani do nisim një sulm të shumëfishtë

Lulzim Basha i befasoi jo vetëm gazetarët, por të gjithë shqiptarët kur tha se, nuk mban asnjë përgjegjësi për disfatën e 6 marsit. Ai tha se, zgjedhjet ishin një anomali.

“Procesi i 6 marsit ishte një anomali e një anomalie. Anomalia e parë ishin votimet moniste të 30 qershorit. Anomalia e dytë ishin kryebashkiakët me rekorde kriminale.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e ka kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore dhe kjo është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament. Kjo reformë do u japë shqiptarëve një sistem politik përfaqësues. Sot kemi një sistem politik në shërbim të politikanëve.

Me një numër rekord të ulët votuesish ky është fakt që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor pasi nuk kishte asnjë garanci shtesë. Republika shqiptare ka arritur në një pikë të papranueshme dhe këtë e tregoi elektorati me mospjesëmarrjen në këto zgjedhje.

PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja të qytetarëve, jo për nevoja personale. Përgjigja jona është një reformim i thellë”, tha Basha.

Basha u mbrojt disa herë duke thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se pjesëmarrja ishte vetëm 30 përqind.

Por gazetarët insistuan se ai ishte arsyeja kryesore se përse është kjo pjesëmarrje e ulët.

Pikërisht në këtë moment, Basha i befasoi të pranishmit kur tha se nuk ka humbur asnjë garë.

“Jam përballur me masakra zgjedhore, por unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, por për shqiptarët”, tha Basha.

Ai deklaroi disa herë se lufta sapo ka nisur, duke treguar edhe njëherë se mbetet vetëm subjekt memesh dhe asgjë më shumë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply