Shkodra rikthen fitoret e demokratëve, Spahia mposht Ramën dhe veglën e tij, Basha

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia, ka fituar zgjedhjet në Shkodër me mbi 43%. Ai do të jetë kryetari i Bashkisë së këtij qyteti.

Spahia ishte në një garë të ashpër me kandidaten socialiste, Majlinda Angoni, me të cilën luftoi deri në fund. Ndërkohë që kandidati i Lulzim Bashës, Xhemal Bushati, ka marrë vota të papërfillshme dhe nuk kishte asnjë shpresë në këtë garë.

Gara në Shkodër ishte vërtet e ashpër dhe PS tentoi ta marrë këtë bashki për herë të parë, por ka hasur sërish në rezistencën e shkodranëve.

Ky është një lajm i mirë për kampin e Sali Berishës, që ka arritur jo vetëm të fitojë një bashki, por të mos e dorëzojë një bastion të së djathës tek socialistët.

Nga ana tjetër Lulzim Basha ka pësuar një disfatë të rëndë duke u renditur i fundit në çdo bashki, përveç asaj të Rrogozhinës, ku ka dalë i dyti. Basha refuzoi të mbajë përgjegjësi për rezultatin, duke deklaruar se nuk ka humbur “asnjë garë në jetë” dhe se këto zgjedhje ishin “anomali e anomalisë”.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply