Lulzim Bashën fillojnë ta lëshojnë edhe të vetët. E sotmja, disa orë pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku kandidatët e Lulzim Bashës dolën të tretët, do të jetë një ditë e vështirë për Lulzim Bashën.
Zërat e parë kundër tij po vijnë nga ata që deri një ditë më parë e kanë mbështetur.
Nënkryetarja e PD, Grida Duma u shpreh sot për gazetarët se Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin dëshpërues dhe të papritur sipas saj.
“Është dëshpërues rezultati, në një mënyë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet te merren vendime te rendesishme dhe pergjegjesi duke perfshire edhe kryetarin e partisë”, u shpreh Duma.
Ervin Salianji, gjithashtu i njohur si mbështetës i tij ka fajësuar Bashën.
“Ditë e tmerrshme”, e quajti Ervin Salianji rezultatin e PD në zgjedhjet e 6 marsit.
Kandidatët e Bashës dolën të tretët në këto zgjedhje.
I pyetur nëse Basha duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin, Salianji tha: “Padiskutim”!
Kandidatët e Lulzim Bashës dolën të tretët në 5 bashki, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje dhe Vorë, ndërsa vetëm në Rrogozhinë arritën të ishin forcë e dytë.