Batoni: E vratë Lulin, tani ka mbaruar!

“Nuk ka lider PD. E kanë vrarë”, tha Baton Haxhiu. Sipas tij, Bashën e kanë vrarë analistët, por edhe Sali Berisha, Edi Rama dhe të tjerë.

I pyetur për faktin se, Basha e ka katandisur PD-në si forcë të tretë, Baton Haxhiu tha se, Basha e ka kryer misionin e tij.

“Realisht e kemi një lider të plakur, që e konsideron veten si fitues. E ka kryer misionin e tij në rrënimin e liderit që e ka mbajtur afër gjithë jetën.

Misioni i tij është i përfunduar. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse PD që hyjë në garë zgjedhore.

Duhet të hyjë në garë zgjedhore. Lul Bashës nuk i takon më Partia Demokratike.

Deri më tani procesi ka qenë një procedurë. Nuk mund t’i themi Lulzim Bashës që të krijojë një parti tjetër”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply