“Largohem nga politika nëse Berisha…”/ Pallat Kapllani: S’largohem! Shkodrën s’e kemi humbur

Agron Kapllanaj, anëtari i Kryesisë së PD, ose siç njihet Pallat Kapllani, i katapultuar nga Lulzim Basha, është tërhequr nga deklarata që bëri para 6 marsit.

Në një studio televizive Kapllanaj tha se, do të largohej nga politika nëse ‘Shtëpia e Lirisë’ do të fitonte bashkinë e Shkodrës.

Sot Kapllanaj është tërhequr duke thënë se, “nuk  largohem”.

Prononcimi

Gazetari: Keni hubmbur në zgjedhje…

Agron Kapllanaj: Kush tha? Nuk e besoj!

Gazetari: Edhe ju si Basha nuk njihni humbjen?

Agron Kapllanaj: PD ka humbur shumë beteja nga ‘90 deri sot.

Gazetari: Do dorëhiqeni pas humbjes së Shkodrës?

Agron Kapllanaj: Ishte deklaratë e nxituar. Shkodrën s’e kemi humbur ne, e ka fituar Sali Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply