Paralelisht me protestën në Tiranë po zhvillohen protesta edhe në Shkodër dhe në Durrës kundër rritjes së çmimeve.
Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë bllokuar për disa minuta kalimin në Urën e Bahçallëkut, duke vendosur aty pankarta me fjalët: Protesto!
Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e qytetit për disa minuta, duke protestuar për rritjen e çmimit të karburantit, si dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, gjatë ditëve të fundit.
Qindra qytetarë janë mbledhur në protestën përpara Kryeministrisë, kundër rritjes stratosferike të çmimit të naftës.
Çmimi i naftës po tejkalon çdo parashikim, teksa rritja po i afrohet 300 lekë për litër, si asnjëherë më parë në histori.
Qytetarët i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërhyjë për uljen e çmimit të naftës, ose të largohet.
Rritja e çmimit të naftës rëndon xhepat e qytetarëve dhe shkatërron ekonominë familjare.
Protestuesit, aktivistë dhe qytetarë, paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave nëse qeveria nuk merr masa.