“Poshtë diktatura”, mijëra qytetarë rrethojnë Kryeministrinë kundër rritjes së çmimeve

Mijëra qytetarë, të organizuar në rrjetet sociale, janë tubuar përpara godinës qeveritare këtë pasdite, pasi çmimi i karburanteve arriti nivele stratosferike. Qytetarët kanë hedhur parrulla “Poshtë diktatura”, “Rama ik”, etj.

Sot, nafta u tregtua në disa pika karburanti në 275 lekë për litër, ndërkohë që Edi Rama paralajmëron rritje në vazhdim, për shkak të luftës në Ukrainë.

Qytetarët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, nëse qeveria nuk ndërhyn me urgjencë duke ulur taksat për litër karburant.

About Redaksia

Check Also

Vjen ndëshkimi ndërkombëtar për Ramën/ ‘Politico’: NATO refuzon Samitin në Shqipëri

Ndërsa diplomatët e NATO-s thonë se një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet i …

Leave a Reply