Deputetja Çupi: Basha shkaktari i krizës në PD, të largohet!

Një tjetër deputete që ka dalë kundër Lulzim Bashës është Dhurata Çupi.

E kontaktuar nga Fax News, Çupi, që ka mbajtur krahun e Bashës muajit e fundit, deklaroi se Basha është përgjegjës për krizën e thellë në PD dhe se kërkon prej tij të dorëhiqet.

“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e Shkodranëve e Dibranëve, si dy bastionet e PD”, u shpreh Çupi.

About Redaksia

Check Also

Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. …

Leave a Reply