Shqipëria në protestë, Rama me haremin qeveritar turizëm luksi në Dubai

Qytetarët kanë nisur protestën para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Aktori Florian Binaj tha se nuk ulen çmimet duke pirë kafe, duke ironizuar ata që nuk i janë bashkuar protestës. Aktori theksoi se shqiptarët duhet të bashkohen për të ulur taksat, duke kujtuar se ata rrëzuan diktaturën kur u bashkuan.

“Nuk ulen çmimet duke bërë buzët e duke blerë klikime në Instagram. I them të rinjve që është Shqipëria atdheu juaj dhe jo Instagrami”, tha Binaj.

Aktori ironizou gjithashtu Bashën dhe Ramën, njëri që thotë se s’ka humbur asnjë betejë dhe tjetri i cili shprehet se nuk i ka rritur taksat.

“Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u ngritën të gjithë bashkë. Po të çohemi të gjithë, jo vetëm ulim taksat por marrim dhe atë që na takon si qytetarë”, tha Binaj.

Sakaq, aktori Binaj tha se lideri i ballkazanit është në Dubai ndërsa qytetarët po protestojnë.

“Ndërkohë që në Ukrainë ka luftë dhe po vriten përditë, Presidenti i Ukrainës u jep shpresë dhe zemër, ky i joni thotë shtrëngoni dhëmbët”, tha Binaj.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply