Përshkallëzohet protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohen rrugët

Mijëra qytetarë, të organizuar në rrjetet sociale, janë duke tubuar përpara godinës së kryeministrisë, pasi çmimi i karburanteve arriti nivele stratosferike.

Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke bllokuar të dyja anët e unazës së qytetit, gjë e cila ka sjellë edhe paralizimin e qarkullimit.

Qytetarët janë ulur në rrugë, duke njoftuar se kjo protestë do vijojë çdo ditë në orë 17:00, ku do kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Kujtojmë se sot, nafta u tregtua në disa pika karburanti në 275 lekë për litër, ndërkohë që Edi Rama paralajmëron rritje në vazhdim, për shkak të luftës në Ukrainë.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply