Protestë revoltë në Durrës, qytetarët fikin makinat dhe bllokojnë rrugët

Pas bllokimit të qarkullimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, protestuesit në Durrës kanë bllokuar unazën e qytetit në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës.

Qytetarët në Durrës kanë fikur makinat e tyre në shenjë proteste.

Pas më shumë se dy orëve të nisjes së protestës kundër rritjes së çmimeve, efektivët e policisë në Durrës kanë dalë nëpër rrugët e qytetit për të tentuar që të largojnë makinat që po qëndrojnë të fikura duke bllokuar qarkullimin.

Ndërsa kanë hasur në rezistencën e protestuesve, policët kanë marrë targat e makinave që qëndronin të fiktura duke bllokuar të gjithë qarkullimin. Ndërsa siç shihet në videon e mëposhtme, njëri prej qytetarëve i ka kërkuar efektivit të policisë që të bëjë të mundur hapjen e rrugës në mënyrë që edhe ai të marrë makinën dhe të ikë.

Qytetari: Po unë ku të kaloj o vlla, të më hapin rrugë edhe unë të iki të kaloj. O vlla më hap ti rrugën që të iki unë.

About Redaksia

Check Also

Dalin mesazhet/Ambasadori i BE në skandalin e manipulimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato është përfshirë drejtpëdrejt në një skandal për manipulimin e raportit …

Leave a Reply