Stop terrorit çnjerëzor antikushtetues të narkoshtetit ndaj protestuesve paqësorë!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, protesta madheshtore e dhjetera mijera qytetarve te Tiranes dhe Durresit kunder narkoqeverise per rritjen e papermbajtur, spekullative te çmimit te naftes dhe ushqimeve u shoqerua nga dhune dhe terror antiligjor, antikushtetues, çnjerezor i narkopolicise se Kreut te Meduzes. Dhjetra e dhjetera qytetar u ndaluan, u futen ne furgonat e policise dhe u ndryne ne komisariatet e narkopolicise.

Nderkohe qe sipas ligjeve dhe kushtetutes se vendit, pengimi ne ushtrimin e te drejtes per tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar, duke perdorur dhunen fizike ndaj protestuesve, shoqerimi i tyre me dhune, ne parlament eshte veper penale dhe denohet deri ne tre vjet burgim.

Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen banditeske ndaj protestuesve paqesor, kerkoj ndalimin e menjehershem te ketyre akteve antikushtetuese qe dhunojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. sb

About Redaksia

Check Also

Lëvizje që nuk e ka parë vendi për përmbysjen e bando-diktaturës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar sot se lëvizja që do të vijë nga …

Leave a Reply