Basha: Do jem në krye të PD-së derisa të shkatërroj Edi Ramën!

Deputeti Lulzim Basha ripërsëriti se është i gatshëm të bëjë gjithçka që PD të dalë nga “trauma e pësuar më 6 Mars”.

Megjithatë ai paralajmëroi këdo që do ta heqë nga kauza për forcimin dhe ringritjen e PD se nuk bën gjë tjetër veçse i shërben shkatërrimit të PD.

Lulzim Basha: Siç ju thashë në dalje të godinës së selisë së PD, unë personalisht do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar më 6 Mars…

Gjithçka përveç dorëheqjes? Pa dorëheqje nuk është gjithçka.

Lulzim Basha: E kuptoj që ju me këtë mund të nxirrni një lajm, por do shkatërroni atë që i intereson publikut. Sot Shqipërisë i intereson asaj që thashë unë dhe jo ajo që diktoni. Kur them jam në dispozicion të PD, jam në dispozicion të PD si kryetar, si anëtar i thjeshtë, si demokrat.

Ama një gjë, kauza është forcimi, ringritja e PD. Kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua apo demokratëve për të na hequr nga kauza nuk bën gjë tjetër veçse i shërben shkatërrimit të PD. Ndaj po them, unë personalisht kam qenë dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka për PD.

Aktualisht kemi nisur një proces që nisi që të hënën kur vinim nga qendrat e votimit të lodhur, të acaruar, të emocionuar. E kemi vazhduar të martën. Do ta vazhdojmë përsëri. Disa prej tyre kanë kërkuar që procesi të shtrihet edhe në bazë në mënyrë që vendimet që të merren t’ shërbejnë forcimit, bashkimit dhe ringritjes së plotë të PD si alternativa e vetme për shqiptarëve. Edhe njëherë dua t’ju bëj një ftesë se këtu do jemi, sot zhvillimi numër 1 është Komisioni i Inceneratorëve.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply