Berisha: Deputetët që nuk na u bashkuan, janë të mirëpritur!

Ish-Kryeministri Sali Berisha theksoi se, Partia Demokratike është e hapur dhe mirëpret cilindo deputet dhe anëtar të partisë që nuk ishte bashkuar me Komisionin e Rithemelimit para datës 6 mars të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha tha se 6 marsi tregoi triumfin e votës së lirë brenda partisë.

Berisha: Zgjidhja më e shkëlqyer është kompletimi i procesit të nisur dhe zbatimi i statutit të 11 Dhjetorit që ka rikthyer votën e lirë në themel të PD, në themel të veprimtarisë së kësaj partie.

Në rast se kjo që ndodhi ose 6 marsi ishte pikërisht triumfi i asaj reforme që riktheu votën në PD. Në këtë kontekst PD mbetet e hapur ndaj secilit drejtues, deputet, aktivist, anëtar i cili për një arsye apo për një tjetër nuk u bashkua me të para datës 6 Mars janë të mirëpritur.

PD me gjithë rrëmbimin e logos mori 31% të elektoral shqiptar dhe 70% të elektoratit opozitar, kurse logoja e saj e konfiskuar nga Edi Rama 13%, në këtë kontekst PD bashkë me LSI janë fiks në kuotën e 25 Prillit.

Kuotë e cila nuk është fituese, por përsëri po të kemi parasysh që zhvillohet 5-6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe zhvillohet në zgjedhje të pjesshme lokale vetëm për kandidatët e bashkisë pa këshilla bashkiake.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply