Dhurata Çupi dhe Salianji të prerë: Lulzim Basha të japë dorëheqjen!

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar sërish dorëheqjen e Bashës. Teksa po futej në Kuvend, Çupi u pyet nga gazetarët për qëndrimin e saj. Ajo foli shkurt dhe ishte e prerë: “Basha të japë dorëheqjen”.

Edhe deputeti Ervin Salianji deklaroi sot për gazetarët para Kuvendit se, Lulzim Basha duhet të largohet. Ai ishte i prerë në qëndrimin e tij, kur tha thjesht se, Basha duhet të japë dorëheqjen.

Shumica dërrmuese e deputetëve besnikë të Lulzim Bashës e kanë braktisur atë, duke i kërkuar dorëheqjen.

Por reporterët që ndjekin zhvillimet në selinë blu thonë se, kanë parë një ftohje edhe mes Bashës dhe besnikut të tij, Gazment Bardhit. Ky i fundit ka qëndruar i heshtur të paktën në publik.

Nëse shikon profilin e tij në rrjetet sociale, postimi i fundit i Gazment Bardhit në faqen e tij është në 5 Mars. Pra, një ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec dhe sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të së dielës të …

Leave a Reply