Lulzim Basha, ky “trim” i çartur!

Nga Agim  Xh. Dëshnica

I MBYTURI TE MBYT

Lul Basha, ky bukëshalë, i ngjan një djali tekanjoz. Emri Lulzim dhe pamja e tij prej vajze të përkëdhelur, mesa shihet, ka ndikuar në karakterin e tij aspak burrnor. Nga  shqyrtimi i jetës  së tij vihet re se ai u shfaq në skenën politike nga hiçi. Çdo arritje e tij, në veprimtarinë partiake, në administratën shtetërore, ministër, kryetar bashkie me paterica, kur për pak desh regjistroi humbjen e parë, më së fundi kryetar partie, nuk janë aspak meritë e aftësive të tij, por përkrahja dhe opinioni dashamirës i doktor Berishës, që më pas rezultoi i gabur, sidomos pas gjestit dinjitoz të dorëheqjes nga çdo post..

Pas hipjes së Lul Bashës në kolltukun e kryetarit, u vu re, një dukuri e panjohur në   jetën e aktivitetin  politik të PD, sjellja  autoritare si një virus i ngjitur nga huqet dhe arroganca e kryetarit  të PS.

Pèr Lulin e Bashajve, flasin hapur plotësimi i detyrave  të  pengut, duke nisur nga hartimi i listës së përjashtimeve, shkrehja e çadrës, gjesti  fatal e qesharak:“Qe palla!” me pengmarrësin me pushtet të pakufizuar; djegja e  mandateve, dergmi sekret i letrave, lënia në baltë e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, braktisja e protestave për mbrojtjen e të drejtave  të qytetarëve dhe humbjet seriale,

Ky “trim” i çartur   me emrin Lulzim e  mbiemrin Basha ose Brava, gjatë fushatave elektorale. bridhte  si era me shiun, nga një qytet në tjetrin, duke  premtuar  ëndrra për diell, me një gjuhë krejt të pakuptueshme, buzëgaz si në gjumë: “Kudo lulëzon, ecni pas meje, bora  le të bjerë. era le të fryjë, kemi fituar!” Kur rrëshkiste e binte, kërkonte ndihmë duke i zgjatur të dy krahët gjithëkujt, me premtimet e rradhës  por, kur ngrihej. therriste prapë”. Ecni pas meje ashtu si unë. Kemi fituar. Jam kryeminstri juaj! Kemi fituar thellë!  Pastaj dëgjohej britma e tij  në shkretëtirë  “masakër zgjedhore, nuk e njoh rezultatin! Do të dërgojmë dokumente e fakte!” Befas heshtje …Pas zgjimit, alarm, me vrap drejt kolltukut. Aty ky Brut i buzëqeshur, nisi të qëllonte me gurë, të rrëzonte Malin e Shkelzenit.

Gjithë këto bema, u shpërblyen nga pengmarrësi me mbrojtjen e kolltukut të pengut në selinë e uzurpuar të PD, me ndihmën e trimave të policisë  me kaska e gazlotues, kundër demokratëve të lirisë.

Më në fund votimet e 6 marsit të ftohtë. S’është parë as është dëgjuar të çelin lulet në dimër, kur fryn nga grykat e  maleve  bora mbulon rrugët e disa  burra e gra me përjashtimin e bijëve   të tyre, struken ne shtëpitë. e ftohta

Lul Bashës me humbjen e gjashtë, padashka iu shtuan kundërshtarët, nga grupimi i tij, duke  tronditur  kolltukun e pamerituar. Ndaj bashkimi i demokratëve .pritet së shpejti. Sot Luli, përballë kërkesës së miqëve për dorëheqje, na kujton të  mbyturin që mbahet nga flokët e veta, i mbyturi është mjaft i rrezikshem, kërkon  ndihmë , edhe nga shtazët. Kap me thonj, e me dhëmbë, këdo që përpiqet ta shpëtoj.. Rruhuni  nga ai. Herë pas here, duhet t’ia zhysni kokën nën ujë deri sa ta nxirni në breg të lumit, Atje, ta ktheni me kokën poshtë e këmbët lart, ta shkundni  mirë e mirë, deri sa t’i zbrazet uji turbull. Pastaj shtyjeni  tutje,  duke e këshilluar; Ik e mos u laj më në lumë, kur nuk di të notosh, pale në krye të notarëve të fuqishëm!

Por, ky notar i mbytur me pamjen e  një vajze llasticë, thotë i zëmërruar:

“S’është  e vërtetë! Nuk jam mundur në asnjë garë, gjithmonë kam dalë në krye  me not, jo vetëm në lumë por edhe në det përmes dallgeve, afër portit të jahteve  të Durrësit”.

Ja, çfarë thotë i shqetësuar dhe i habitur miku i tij, debuteti Alizoti; “Basha tha nuk kam humbur asnjë garë, Kjo kalon kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet, se nuk njeh asnjë humbje, nuk jeton me realitetin.

Eshtë e palogjikshme të qëndrojë në krye të një partie të cilën e ka shkatërruar.

U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohet menjëherë”.

Këmbëngulja e Lul Bashës kundër kerkesave për dorëheqje na kujton ligjëratën e Nolit në Këshillin Kombëtar, më 1923, ku ndër të tjera, tha: “Kulltukofagët janë si krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.”

Dihet se pas çdo shtrëngate, retë shpërndahen, dielli shkëlqen në qiellin e kaltër  dhe natyra feston,  ashtu siç ndodhi përsëri në Shkodrën e kultures, bastion i pamposhtur i demokracisë me doktor Bardh Spahiun e Shtëpisë së lirisë.

Lideri historik i PD, Sali Berisha i hapur ndaj të gjithë deputëve demokratë për bashkim, shkruan; “Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar, se Brava-opozita nuk është një opozitë, por është false, shprehën qëndrimet e tyre të drejta. Unë i ftoj ata të bashkohen me elektoratin e tyre. Të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë.

Pra, humbja e gjashtë e Lulzim Bashës, është një ngjarje, që duhet vlerësuar për bashkimin e ngadhnjimin e demokratëve, rikthimin e demokracisë, për shqiptarët në Shqipërinë Europiane, kundër Ballkanit të hapur, me lidhje të fuqishme ekonomike e kuluror, me Kosovën dhe SHBA.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply