Lideri historik i PD, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën brenda PD dhe reagimet e deputetëve, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.
Berisha deklaroi se, ka vetëm një kusht për bashkëpunim e secilin prej deputetëve: vota e lirë.
“Respektoj mendimin e cilitdo. E kam theksuar se cili është qëndrimi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës; hapje të plotë ndaj të gjithë atyre mbi bazën e kontributeve. Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre që pranojnë votën e lirë. Kjo është ajo çfarë mund të them.
Kushti i vetëm që mund të pranohet menjëherë është vota e lirë, nëse nuk pranohet ky kusht asnjë gjë tjetër. Të gjitha problematikat në Shqipëri vijnë nga shkelmimi i votës së lirë.
Sigurisht që kam komunikim me çdo deputet të PD-së, janë deputetët të partisë”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD