Rritja e çmimeve/ Protesta në Shkodër, Kukës dhe Prrenjas, bllokohen rrugët nacionale

Pas Tiranës dhe Durrësit, sot kanë dalë në protestë edhe qytetarët e Shkodrës, Kukësit dhe të Prrenjasit kundër rritjes së çmimeve në mënyrë abuzive.

Një grup studentësh në qytetin e Shkodrës kanë dalë sërish sot në protestë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera në qendër të qytetit

Ata thonë se, po përballen me rritjen dhe të çmimit të biletave. “Janë dyfishuar çmimet, ndërsa në duar mbajnë pankarta në duar ku shkruhet: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Shqipëria është e para vetëm në çmimin e naftës”, u shpreh njëri nga ata.

Protesta për rritjen e çmimeve janë zhvilluar dhe në Tiranë, Durrës e Kukës.

Me dhjetëra qytetarë në këtë qytet zhvilluan një marshim në formë proteste ndaj rritjes së çmimit të naftës, por edhe të ushqimeve.

Marshimi i tyre ka nisur nga Stacioni i Autobusëve deri ne sheshin e qytetit.

“Rritja e çmimeve po shkakton efektin zinxhir negativ tek të gjithë, sidomos tek familjet e varfra”, deklaruan qytetarët kuksianë.

Ndërkohë, sot rreth orës 13:00 banorët e Prrenjasit kanë bllokuar aksin nacional, duke krijuar trafik për disa kilometra me radhë.

Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm të qeverisë që të marrë masa për rritjen e çmimeve. Gjatë protestës ka pasur mundësi të kalojë vetëm një ambulancë, ndërsa situata ishte e qetë mes dhjetëra personave të bllokuar në trafik, të cilët në këtë rast u bashkuan me protestuesit me thirrjet e tyre për kërkesat e drejta.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply