Shkodra në protestë: “Boll më, ulni çmimet! Poshtë Rama!”

Me thirrjet “poshtë Edi Rama”, “boll më”, “Rama ik”, “ulni çmimet” qytetarët e Shkodrës kanë dalë në shesh mbrëmjen e sotme duke protestuar kundër rritjes galoponte të çmimeve në javët e fundit, që kulmuan me karburantin që arriti mbi 260 lekë për litër.

Qytetarët fikën makinat duke bllokuar rrugët. Policia i monitoroi por nuk reagoi duke shmangur tensionet. Shkodranët janë shprehur të vendosur se revolta do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Sonte protesta janë zhvilluar në Tiranë, Mirditë, Kukës, Durrës, Tiranë, Lushnje, Devoll dhe shumë qytete të tjera.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply